Lidhje

Gajtner, vizitë në Pekin


Gajtner, vizitë në Pekin
Gajtner, vizitë në Pekin

Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gajtner ka shkuar për një vizitë në Pekin, për bisedime që synojnë t’i bindin zyrtarët kinezë të mbështesin sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj industrisë iranine të naftës.

Zoti Gajtner po kërkon bashkëpunimin e Kinës me një ligj të miratuar kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara, i cili bën thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj institucioneve financiare që kanë të bëjnë me Bankën Qendrore të Iranit, institucioni që lidhet drejtpërdrejt me eksportin e naftës iraniane.

Kina, klienti kryesor i Iranit në tregtinë e naftës, i ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet amerikane, duke thënë se ato janë të njëanshme dhe nuk do të ndihmojnë ta bindin Teheranin të heqë dorë nga programi i debatueshëm bërthamor.

Dje Zëvendësminisri i jashtëm kinez i doli në mbrojtje importit të naftës nga Irani, duke thënë se marrëdhëniet tregtare mes Kinës dhe Iranit nuk kanë të bëjnë aspak me çështjen bërthamore.

XS
SM
MD
LG