Lidhje

Gallup në çdo aspekt të jetës amerikane


Anktetat bazohen në një cikël intervistash dhe pyetjesh të shkruara për të identifikuar bindjet e njerëzve, qëndrimet e tyre ndaj një çështjeje të caktuar dhe reagimet që priten prej tyre. Për shembull në Shtetet e Bashkuara anketat kanë ndikuar në menunë që ofrohet në restorante, listën e pijeve, makinat që ngasin amerikanët, filmat që shohin dhe shërbimet që u ofrohen:

Ajo që është interesante për anketat është se njerëzit besojnë në rezultatet e tyre, por nuk besojnë gjithmonë në metodologjinë e anketave. Njerëzit shpesh habiten kur mësojnë se mendimet e një mijë të anketuarve përdoren për të përfaqësuar opinionin e gjithë amerikanëve.

“Parimi që kemi zhvilluar gjatë 100 vjetëve të fundit është se po të zgjedhësh në mënyrë të rastësishme një grup njerëzish nga popullata e gjerë, në mes të tyre do të gjesh karakteristikat që gjenden në të gjithë popullatën. Të marrim ngjyrën e flokëve. Nëse zgjedhim në mënyrë të rastësishme 1 mijë vetë, bazuar në ligjet e rastësisë ta zëmë kemi në Shtetet e Bashkuara 8 për qind njerëz me flokë të kuq, atëherë probabiliteti është që edhe në grupin e zgjedhur, 8 për qind e njerëzve të jenë me flokë të kuq”.

Anketat e para zhvilloheshin duke folur drejpërdrejt me personin. Anketuesit shkonin shtëpi më shtëpi në të gjithë vendin. Kjo ishte metoda standarde e intervistave për afro 50 vjet, duke filluar që nga viti 1935.

Që nga fillimi intervistat përfshinin një gamë të gjerë temash, që nga sjelljet, morali e deri tek debatet mbi politikat shtetërore. Për shembull: A ishte e hijshme që gratë të vishnin pantallona të shkurtra në publik në vitin 1939? Sa e pranueshme ishte që burrat të dilnin pa kanotjere në plazh? A e konsideronin amerikanët me vend që një grua e martuar të punonte, nëse i shoqi merrte mjaft për të përballuar familjen financiarisht?

Anketat në vende të tjera, veçanërisht në Afrikë, Lindjen e Mesme ose në Azinë e Jugut vazhdojnë të zhvillohen me kontakte direkte.

“Ka plot raste kur intervistuesit e Gallupit shkojnë në kasollet e banorëve në zonat rurale, ndalen tek njëra prej tyre dhe shpjegojnë synimin e intervistës me shpresën se personi do të pranojë t’u përgjigjet pyetjeve”.

Një nga ekspertët e jashtëm të Gallupit është nënpresidenti i kompanisë Google, Vinton Cerf. Ai thotë se mënyra si operon organizata Gallup në të ardhmen do të varet në masë të madhe nga operacionet dixhitale:

“Përgjigja e qartë është se kompania duhet të shfrytëzojë disa nga teknologjitë e medias sociale, qoftë përmes Google apo Facebook. E kuptojmë se procesi nuk është krejt i paanshëm, pasi pjesëmarrja në këto faqe elektronike nga përdoruesit nuk është e rastësishme. Pra ato nuk përfaqësojnë të gjithë shoqërinë. Por Gallupi është treguar shumë i aftë për të analizuar cilësinë e platformave dhe nuk kam dyshim se do të arrijë të ndërtojë pyetësorë që zgjidhin problemin e dyshimeve që mund të ngrejë media sociale për anketime të gjera”.

Vizioni i zotit Clifton për të ardhmen e Gallupit i ngjan një filmi fantastiko-shkencor.

“Ëndrra jonë është që një ditë të komunikojmë drejtpërdrejt me botën, me të 7 miliardë banorët e saj. Atë po bëjmë aktualisht me 300 milionë amerikanët. Atë duhet ta zgjerojmë tek 7 miliardë banorët e globit, gjë që besoj se do ta realizojmë brenda 5 vjetësh”.

Synimi përfundimtar i Gallupit është të krijohet një regjistër i opinionit global që mund të ndihmojë për t’i dhënë formë botës bazuar në vullnetin e gjithë njerëzimit.
XS
SM
MD
LG