Lidhje

Autopsia e Gandolfinit: Vdiq nga goditje në zemër


Aktori i njohur vdiq ndërsa ndodhej për pushime me djalin e tij 13 vjeçar që kërkoi ndihmë kur i ati nuk u ndje mirë

Autopsia e aktorit amerikan James Gandolfini konfirmoi vdekjen e tij nga goditja në zemër.

Autopsia u krye në Itali. Gandolfini, që do të mbahet mend për rolin e tij si bosi mafioz në dramën televizive "The Sopranos", vdiq të enjten në moshën 51 vjeçare në Romë.

Gandolfini vdiq nga goditja në zemër, ndërsa ndodhej për pushime me djalin e tij 13 vjeçar që kërkoi ndihmë kur i ati nuk u ndje mirë.

Ai kishte fituar tre Çmime Emmy për rolin e Tony Sopranos, mafiozit të dhunshëm, që kurohej fshehtazi nga mjekët psikiatër.

Aktori nga New Jersey pati një karrierë 20 vjeçare në kinema dhe televizion. Ai e filloi karrierën në vitin 1992, me një rol në një pjesë të përshtatur për Broadway-in nga drama "A Streetcar Named Desire", e Tennessee Williams.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG