Lidhje

Gara për kreun e FMN-së


Gara për kreun e FMN-së
Gara për kreun e FMN-së

Gara për kreun e ardhshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar është tani mes dy kandidatëve pasi bordi i FMN-së skualifikoi shefin e bankës qëndrore izraelite Stanley Fischer. Analistët thonë se ministrja franceze Christine Lagarde ka më shumë shanse për të fituar. Por kandidati rival Agustin Carstens nga Meksika nuk është dakort.

Ai ka pak shanse, por guvernatori i bankës qëndrore të Meksikës këmbëngul se është kandidati më i mirë për kreun e FMN-së. Përveç karrierës 30 vjeçare në ekonominë globale, Augustin Carsten u tha anëtarëve të bordit se statusi i jashtëm, i jep atij prespektivë më të madhe për çështjet me të cilat përballen institucionet bankare të 187 vendeve anëtare.

"Kam avantazh nga pikëpamja se fondi nuk do të shihet si institucion që punon në favor të Evropës".

Ministrja franceze e Financave Christine Lagarde shihet si pretendentja kryesore për të zëvendësuar Dominique Strauss-Kahn i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar pas skandalit seksual në Nju Jork.
Megjithë pohimin se kriza e borxheve në Evropë duhet të jetë në fokusin e menjëhershëm të FMN-së, zonja Lagarde thotë se prejardhja e saj ka pak të bëjë me kandidaturën.

"Të jesh evropiane nuk është avantazh por disavantazh. Unë nuk e argumentoj kandidaturën time nga fakti se jam evropiane apo se jam angazhuar në ngritjen e këtyre institucioneve financiare që kanë ndihmuar në mëkëmbjen ekonomike".

Tregjet me rritje të shpejtë kërkojnë një rol më të madh në drejtimin e FMN-së. Ekonomisti Trevor Williams thotë se emërimi i zonjës Lagarde mund të shihet si një marrëveshje e rehatshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

"E meta do të ishte se emërimi i saj do të shihej si kalimi i drejtimit përsëri tek Franca, si një marrëveshje mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara për të ndarë dy pozicionet kryesore atë të Bankës Botërore dhe FMN-së".

Por megjithëse mund të bëhet gruaja e parë që drejton institucionin 65 vjeçar, zonja Lagarde ka rezumenë më të mirë, thotë analistja Sabina Dewan e Qendrës për Përparimin Amerikan.

"Mendoj se është e rëndësishme që kreu i ardhshëm i FMN-së të zgjidhet në bazë të meritave dhe jo të kombësisë. Por mendoj se për momentin është e rëndësishme të zgjidhet dikush që është i aftë dhe Christine Lagarde i plotëson të gjitha kushtet".

FMN-ja skualifikoi ekonomistin izraelit 67 vjeçar Stanley Fischer të hënën për shkak të moshës së tij. Regullat e FMN-së thonë që drejtori duhet të jetë nën 65 vjeç.

Tani që gara ka vetëm dy pretendentë, zoti Carstens thotë se ka avantazh ndaj zonjës Lagarde, pasi kandidatura e tij mbart më pak pikëyetje.

"Jam i sigurt që ajo do të thotë se po punon për fondin dhe jo për Bashkimin Evropian, por prapë do të ketë pikëpyetje. Ajo duhet të demonstrojë diçka që mua ndoshta nuk do më duhet ta demonstrojë".

Bordi ekzekutiv i FMN-së pritet të zgjedh drejtorin e ri deri më 30 qershor. Shtetet e Bashkuara kanë shumicën e votave në FMN por nuk kanë njoftuar se kë kandidaturë do të mbështesin.

XS
SM
MD
LG