Lidhje

Gates: Sulmet ajrore kundër forcave të Gadafit mund të pakësohen ditët e ardhshme

  • Zëri Amerikës

Gates: Sulmet ajrore kundër forcave të Gadafit mund të pakësohen ditët e ardhshme

Gates: Sulmet ajrore kundër forcave të Gadafit mund të pakësohen ditët e ardhshme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se sulmet ajrore kundër forcave të Muamar Gadafit mund të pakësohen ditët e ardhshme. Këtë mesazh zoti Gates ja dha homologut të tij rus Anatoli Serdukov gjatë një takimi sot në Moskë, ndërsa Rusia bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve.

Zoti Gates tha se sulmet ajrore kanë qenë të suksesshme në shkatërrimin dhe dëmtimin e mbrojtes ajrore të Libisë dhe armatimeve të tjera. Ai po ashtu e siguroi ministrin rus të mbrojtjes se koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-së po pëpiqet së tepërmi për të shmangur viktimat mes civilëve.

Ministri rus i Mbrojtes kritikoi sulmet ajrore nën drejtimin e SHBA kundër Libisë, duke thënë se gjatë tyre janë vrarë edhe civilë të pafajshëm. Ministri rus Anatoli Serdukov i bëri këto komente sot në Moskë, pas takimit me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Robert Gates.

Zoti Serdukov u tha gazetarëve se mënyra më e sigurtë për të mbrojtur civilët do të ishte ndalimi i menjëhershëm i luftimeve dhe dialogu mes qeverisë libiane dhe forcave kryengritëse.

Zoti Gates i hodhi poshtë thëniet e ministrit rus të mbrojtjes, duke thënë se shifrat për viktima mes civilëve të raportuara nga qeveria e Moamar Gadafit janë plotësisht të rreme. Rusia abstenoi në votimin e Këshillit të Sigurimit që autorizoi sulmet ajrore kundër Libisë. Shtetet e Bashkuara pritet ta dorëzojnë rolin udhëheqës të sulmeve ajrore, por zoti Gates tha se ende nuk është marrë një vendim se cili vend do t’i udhëheqë ato.

XS
SM
MD
LG