Lidhje

Gati publikimi i miliona komunikimeve diplomatike nga Wikileaks


Gati publikimi i miliona komunikimeve diplomatike nga Wikileaks
Gati publikimi i miliona komunikimeve diplomatike nga Wikileaks

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po bëhen gati për bërjen publike të miliona sekreteve dhe komunikimeve të tjera diplomatike nga faqja e internetit Wikileaks.

Ambasadori amerikan në Irak Xhejms Xhefri dënoi publikimin e pritshëm si “një pengesë absolutisht fatkeqe” për aftësinë e diskutimeve konfidenciale.

Një zyrtar i lartë izraelit i cituar në gazetën Haaretz tha se qeveria izraelite është paralajmëruar se disa nga dokumentat mund të përfshijnë raporte konfidenciale nga ambasada amerikane në Tel Aviv.

Disa njoftime të medias po citojnë gazetën britanike al-Hayat të thoshte se dokumentat do të tregojnë mbështetjen amerikane për PKK-në, një grup separatist turk i cilësuar nga Departamenti i Shtetit si grup terrorist.

Gazeta njoftonte gjithashtu se dokumentat sekrete mund të tregojnë se Turqia kishte mbështetur Al-Kaidën në Irak.

Nuk dihet se kur do t’i publikojë dokumentat Wikileaks, por të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P.J. Crowley tha se Uashingtoni po komunikonte me ambasadat në gjithë botën lidhur me publikimin e tyre.

XS
SM
MD
LG