Lidhje

Gay Davis dhe programi i tij me titull “The Adventure of Fishy Waters”

  • Dag Levin

Gay Davis është një mjeshtër i muzikës Blues. Ai është këngëtar, hartues tekstesh, kitarrist, inetrpreton në harmonikë aktër, dhe siç do të mësojm në pjesën në vazhdim, ai ka krijuar programin e tij të interpretuar nga vet ai me titull “The adventure of fishy waters”.

Fishy Waters ështe një figurë që gjatë periudhës së Depresionit të Madh këndonte e tregonte histori kudo ku udhëtonte në jugun e Shteteve të Bashkuara. Fishy u zbulua nga Guy Davis, i cili e përdori emrin e tij gjatë turneut dhe interpretimit të pjesës: “The adventures of Fishy Watres: In Bed with the Blues”.

Guy e trashëgoi talentin për të interpretuar nga prindërit e tij, aktorët Ruby Dee dhe Ossie Davis. Ai thtoë se asnjëherë nuk u ndje i detyruar që të ndiqte hapat e tyre dhe se ndonëse ai ka interpretuar në shumë pjesë skenike, muzika është dashuria e parë e tij.

“Nëna dhe babai im ma bënë të qartë se unë duhet të shkoja në shkollë dhe të merrja arsimimin e duhur. Ata nuk ishin shumë të interesuar nëse unë isha i përfshirë në botën e artit ose jo, sepse për t’a të inetrpretoje, të ishe regjisor, të lexoje skenaret etj ishte puna e tyre. Unë doja t’i largohesha kësaj rruge, doja të isha vetvehtja. Ndaj zgjodha muzikën”.

Guy shkroi shfaqen e tij me titull “The adventures of Fishy Waters” ndërsa punonte në pjesën e Broadwayit “Mule bone”. Që nga viti 1994, ai e paraqiti shfaqen e tij përpara publikut, me pjesmarrjen e tij nëpër turne ose nëpër mbrëmje muzikore. Për regjistrimin e saj duhej një impenjim po aq i madh:

"U ulua në studio e nisa të interpretoj me kitarrë të gjithë pjesën. Më pas nisa montzhin e saj dhe vendosjen e efekteve zanore. Doli një pjesë e mrekullueshme e cila iu bashkanjgjit muzikës bluz”.

Duke e quajtur muzikë folk të jugut apo bluz të Misisipit- Gay Davis i referohet shfaqes së tij si një përçues i traditës së rrëfenjave të vjetra. Ai beson se në ditë e sotshme rrëfimi i tregimeve apo historive është diçka e rrallë:

“Në Amerikë media jep gjatë gjithë kohës programe argëtuese, ju mund të ndryshon kanalin në çdo kohë dhe shihni diçka. Kjo nuk e bën të nevojshme që të mblidhemi si dikur me një kitarrë për të folur e kënduar sëbashku”.

Guy vizitoi kohët e fundit Zërn e Amerikës ku ai interpretoi disa pjesë të programit të tij me titull “The Adventures of Fishy Waters: In Bed with the Blues” , mes tyre edhe pjesa “Candy Man”.

XS
SM
MD
LG