Lidhje

Martesat e homoseksualëve


Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara thotë se do të vendosë nëse çiftet e të njëjtit seks kanë të drejtën të martohen në bazë të Kushtetutës amerikane.

Gjykata e Lartë deklaroi dje se do të analizojë dhe do të nxjerrë një vendim për përfundimet e apelit dhe gjykatave më të ulëta që kanë mbështetur ndalimin e martesave të tilla në shtetet e Kentakit, Miçiganit, Ohajos dhe Tenesisë.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të dëgjojnë argumentat për këto raste në prill dhe vendimi pritet të jepet në qershor.

XS
SM
MD
LG