Lidhje

Gjykata e Lartë e SHBA: Qeveria federale të njohë martesat mes të njëjtit seks

Vin Testa from Washington, waves the rainbow flag in support of gay marriage in front of the Supreme Court in Washington, Monday, June 24, 2013. The Supreme Court has 11 cases, including the term's highest profile matters, to resolve before the justices t

Vendimi nxjerr të pavlefshme një klauzolë që u mohonte homoseksualëve të martuar përfitime të ndryshme

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se qeveria federale duhet të njohë martesat mes personave të të njëjtit seks në shtetet që i kanë njohur ligjërisht ato.

Ky vendim i gjykatës nxori të pavlefshme një klauzolë për mbrojtje federale të aktit të martesës, që u mohonte homoseksualëve të martuar përfitime në një sërë taksash federale si dhe përfitime të shërbimit shëndetësor dhe të pensionit, të cilat çiftet heteroseksuale i kanë.

Ky vendim është i vlefshëm vetëm për qeverinë federale dhe nuk u kërkon shteteve të veçanta të njohin martesat mes personave të të njëjtit seks, që janë të ligjshme në shtete të tjera.

Martesa mes homoseksualëve është e ligjshme në 12 shtete amerikane, plus Distriktin e Kolumbias.

Votimi i sotëm në Gjykatën e lartë u mor me 5 vota pro dhe 4 kundër.
XS
SM
MD
LG