Lidhje

Egjipti hap kufirin me Gazën


Autoritetet egjiptiane kanë rihapur kufirin mes Egjiptit dhe Gazës, pas mbylljes prej 5 ditësh për të parandaluar udhëtimin e mijëra palestinezëve.

Mijëra palestinezë kanë që në pritje për të hyrë në Egjipt nga pikë kalimi kufitar i Rafahut për të shkuar në shkollë ose në spital. Njoftohet se mijëra palestinezë të tjerë po presin të kthehen në shtëpitë e tyre në Gaza. Nuk është e qartë se sa gjatë do të mbahet hapur kufiri.

Udhëheqësit e Hamasit në Gaza kanë marrëdhënie të tensionuara me udhëheqjen egjiptiane të mbështetur nga ushtria. Zyrtarët egjiptianë kanë akuzuar Hamasin se ndihmon militantët në Sinai dhe fajësojnë shqetësimet e sigurisë për mbylljen e pikë kalimit kufitar të Rafahut.
XS
SM
MD
LG