Lidhje

Ban Ki-Moon fajëson të dyja palët në Gaza


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon tha se Gaza e rrënuar nga lufta është në "gjendje kritike", dhe se për këtë duhet fajësuar si Izraeli ashtu edhe militantët e Hamasit.

Shefi i OKB-së iu bashkua thirrjes së bërë sot nga udhëheqësit botërorë për një armëpushim të menjëhershëm. Ai akuzoi të dyja palët se po sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe "moralisht të gabuar" gjatë konfliktit mes tyre.

Menjëherë pas komenteve të zotit Ban, zyrtarët palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit goditi ndërtesën kryesore të spitalit të Gazës dhe një park aty pranë, duke vrarë të paktën 10 njerëz, përfshirë edhe fëmijë. Por ushtria izraelite e mohoi sulmin, duke thënë se spitali dhe parku ishin goditur nga një raketë e militantëve palestinezë që shpërtheu gabimisht.

Njoftimet e medias izraelite thanë gjithashtu se zjarri me mortaja nga Gaza la të vrarë katër izraelitë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG