Lidhje

Iran, gazetari i Washington Post shpallet fajtor


Televizioni shtetëror iranian njoftoi se gazetari i Washington Post-it, Jason Rezaian është shpallur fajtor për akuza mes së cilave edhe spiunazh.

Njoftimi citonte një zëdhënës gjyqësor, por nuk përfshinte asnjë detaj për dënimin përveç faktit që gazetari Rezaian dhe avokati i tij kanë të drejtën të apelojnë dënimin brenda 20 ditësh.

Vëllai i gazetarit, Ali Rezaian tha se ky lajm është “hapi mizor i radhës në këtë proces ligjor indinjues”.

Redaktori përgjegjës i Washington Postit Martin Baron e quajti vendimin “një padrejtësi mizore” dhe tha se gazeta po punon me familjen e Jason Rezaianit dhe ekipin ligjor për të kërkuar një apel të menjëhershëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG