Lidhje

Gazetarë dhe aktivistë dënojnë vrasjen e drejtorit të rrjetit mediatik Shabelle të Somalisë

  • Zëri Amerikës

Gazetarë dhe aktivistë dënojnë vrasjen e drejtorit të rrjetit mediatik Shabelle të Somalisë

Gazetarë dhe aktivistë dënojnë vrasjen e drejtorit të rrjetit mediatik Shabelle të Somalisë

Grupet në mbështetje të medias kanë dënuar vrasjen e drejtorit të rrjetit mediatik Shabelle të Somalisë, Hassan Osman Abdi, titullari i tretë i këtij grupi që vritet në rreth gjashtë vjet.

Gazetarët pa Kufij lëshoi një deklaratë dje në të cilën i shpreh ngushëllimet familjes Abdi dhe kolegëve të tij gazetarë. Grupi me qendër në Paris thotë se Abdi është gazetari i parë që vritet në Solami këtë vit, vendi më i rrezikshëm për gazetarët në Afrikë. Në vitin 2007 u vra drejtori i të njejtit rrjet të medias somaleze, Bashir Nur Gedi, dhe në vitin 2009 drejtori Mukhtar Mohamed Hirabe.

Bashkimi Kombëtar i Gazetarëve të Somalisë shprehu indinjatën e tij për vrasjen e gazetarit të njohut të Shabelle-t në mes të ditës, drejtorit të rrjetit kryesor të radios dhe televizionit në Somalinë Jugore.

Grupi thotë se Abdi u qëllua për vdekje dje në mbrëmje kur po kthehej në shtëpi në Madina të distriktit të Moagadishut. Ai po ndiqej nga një veturë, ku gjendeshin pesë burra, të cilët qëlluan pesë herë. Abdi mori plagë të rënda në kokë dhe në gjoks dhe vdiq gjatë rrugës për në spitalin e Madinës.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve të Somalisë, Omar Faruk Osman, e qujati vdekjen e Abdiut një tragjedi të tmerrshme, si për familjen ashtu edhe për komunitetin e gazetarëve somalezë.

Gazetarët pa Kufij thanë se dhuna kundër gazetarëve në Somali vazhdon pasi pestonat përgjegjës nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Grupi thotë se është fare e qartë se Abdiu u vu qëllimitsht në shënjestër dhe ka bërë thirrje për hetime të pavarura që do të çojnë në identifikimin e vrasësve të tij.

Radio Shabelle është radiostacioni më i njohur privat në Somani dhe një prej më të goditurve nga dhuna.

Somalia është renditur në vendin e 164 ndër 179 vende të botës, të përfshira në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Gazetarët pa Kufij që u publikua më 25 janar.

XS
SM
MD
LG