Lidhje

SHBA: Dy gazetarë vriten në transmetim të drejtëpërdrejtë


Në Shtetet e Bashkuara përfunduan kërkimet për një person të armatosur, i cili po kërkohej si i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të dy gazetarëve në shetin e Virxhinias.

Autoritetet thanë se i dyshuari, një ish-punonjës në stacionin televiziv ku punonin viktimat, qëlloi veten me armë, kur u konfrontua nga policia në një autostradë në periferi të Uashingtonit. Më pas ai vdqi në spital nga plagët e mara. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes pranë qytetit Roanoke, në jugperëndim të shtetit Virxhinia. Roanoke është rreth 375 kilometra larg nga Uashingtoni.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6:45 të mëngjesit, kur ekipi ishte në trasnmetim të drejtpërdrejtë.

I dyshuari, është identifikuar si Vester Flanigan.

Stacioni televiziv lokal, WDBJ, tha se gazetarja dhe kameramani u vranë, ndërsa gruaja që po intervistohej, u plagos. Gazetarja Alison Parker ishte 24 vjeç, ndërsa kameramani Adam Ward, 27. E plagosura është Vicki Gardner, presidente e një dhome rajonale të tregtisë. Parker, Ward dhe Flanigan kishin punuar të tre në Televizionin WDBJ.

XS
SM
MD
LG