Lidhje

Gazetari David Ensor do të jetë drejtori i Zërit të Amerikës


Gazetari David Ensor do të jetë drejtori i Zërit të Amerikës
Gazetari David Ensor do të jetë drejtori i Zërit të Amerikës

Bordi i Governatorëve të Transmetimeve në Shtetet e Bashkuara emëroi gazetarin veteran David Ensor, në postin e drejtorit të Zërit të Amerikës.

Kryetari i këtij Bordi, Walter Isaacson, tha me anë të një deklarate sot se kryengritjet për demokraci gjatë 2 muajve të fundit kanë treguar “rëndësinë e madhe të qarkullimit të lirë të informacionit të besueshem tek njerëzit anë e mbanë botës.”

Ai tha se Zoti Ensor është i përshtatëtshem në mënyrë të veçantë për të udhëhequr Zërin e Amerikës në përmbushjen e misionit të agjencisë, në realizimin e një gazetarie me nivel të lartë dhe njëkohësisht një prezantim të qartë për Amerikën dhe polikat e saj.

David Ensor ka punuar si gazetar për më tepër se 30 vjet, duke mbuluar kryesisht problemet e jashtme. Ai ka punuar për rrjetet radiofonike dhe televizive ABC News, CNN, si dhe për Radion Kombëtare Publike në Washington.

David Ensor do të fillojë punën si Drejtor i Zërit të Amerikës në qershor. Tani është drejtor për komunikime dhe diplomacinë publike në Ambasadën Amerikane në Kabul. Ai do të zëvendësojë zotin Danforth Austin, i cili ka qenë Drejtor i Zërit të Amerikës që nga Tetori i vitit 2006.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG