Lidhje

Gazetarja legjendare angleze Kler Hollinguorth feston 100 vjetorin

  • Steve Herman

Gazetarja legjendare angleze Kler Hollinguorth feston 100 vjetorin

Gazetarja legjendare angleze Kler Hollinguorth feston 100 vjetorin

10 tetori i vitit 1911 shënoi shpëthimin e revolucionit kinez. Po ashtu në këtë datë u lind edhe një grua e shquar britanike, Clare Hollingworth, e cila do të bëhej më vonë një prej korrespondenteve më të njohura në Pekin dhe Hong Kong. Mbrëmjen e së hënës, ajo festoi 100 vjetorin në Klubin e Korrespondentëve të Huaj në Hong Kong

Clare Hollingworth dukej e pandrojtur ndërkohë që presidentja e Klubit të Korrespondentëve të Huaj në Hong Kong, Anna Healy Fenton, ngriti gotën për të shënuar ditëlindjen e anëtares më të vjetër të klubit.

Urimet më të mira për Clare në ditëlindjen shekullore.”

Shumica e kolegëve të zonjës Hollingworth që ngrinin gotat, ende nuk kishin lindur, kur ajo arriti skupën e saj të parë dhe më të famshme. Pavarësisht se ndodhej nën vëzhgimin e Gestapos për punën e saj në ndihmë të refugjatëve, ajo rrezikoi të futej në Gjermaninë naziste dhe zbuloi tanket që shkonin drejt Polonisë, duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Përsëri ajo do të ndërmerrte rreziqe të mëdha për të dëshmuar dhe raportuar ngjarje historike për gazetat britanike gjatë fushatave në Afrikë dhe Lindjen e Mesme të Luftës së Dytë Botërore, si dhe më vonë në konfliktet në Algjeri, Vietnam e gjetkë.

Ajo i mbijetoi bombardimit terrorist të vitit 1946 të hotelit Mbreti David në Jeruzalem. Trimëria e saj legjendare nuk është egzagjerim tha Patrick Garret, i cili po i jep fund një biografie mbi tezen e tij.

“Të gjithë korrespondentët që kam intervistuar të cilët dëshmojnë për të nga vijat e frontit, tregojnë që gjithçka ka qënë reale. Clare është një prej atyre njerëzve që nuk shqetësohet nga të shtënat dhe bombardimet.”

Zoti Garret thekson se sa herë që oficerët britanik të zbulimit tradhëtuan dhe shkuan në Bashkimin Sovjetik, duket se Hollingworth ishte e para që njoftonte për këto ngjarje po ashtu.

“Ka një histori të madhe për mbulimin e ngjarjeve të spiunazhit. Po ashtu kam zbuluar disa lidhje të tjera interesante që do ti ruaj për ti botuar në libër. Por ka disa lidhje interesante që më detyruan të bëja pyetje.”

Ajo u bë një prej gazetarëve të parë perëndimor që u akreditua në Pekin pas Revolucionit Kulturor dhe ka jetuar në Hong Kong gjatë 30 vjetëve të fundit.

Ndoshta ngaqë ka patur një karrierë kaq trilluese, zonja Hollingworth dukej e qetë.

“Jo shumë e emocionuar...shpresoj të sillem mirë.”

Ajo e mbajti fjalën pavarësisht se piu pak birrë dhe shampanjë.Kur u pyet nga Zëri i Amerikës se çfarë dëshironte më së shumti për ditëlindje, përgjigja e saj ishte :

“Një fjalor, më ka humbur i imi.”

Ka një arësye të mirë pas kësaj kërkese. Zonja Hollingworth asnjëherë nuk ka hezituar të pranojë se pavarësisht aftësive të saj në gazetari, ajo kurr nuk ka qënë një shqiptuese e mirë e fjalëve.

XS
SM
MD
LG