Lidhje

Gazifikimi i Shqipërisë marrëveshje me Azerbajxhanin


Shqipëria dhe Azerbajxhani nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e një rrjeti gazi në të gjithë vendin. Marrëveshja parashikon që kompania shtetërore azere e naftës dhe gazit SOCAR, në bashkëpunim me Gazsjellësin e Trans-Adriatikut AG dhe kompani të tjera, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit të Master Planit të Gazit për Shqipërinë.

Gazifikimi i Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Ministri azer i energjisë, Natig Aliyev tha se ky hap është vazhdim i projektit për korridorin jugor të gazit, i cili me gjithë infrastrukturën anësore kushton më shumë se 45 miliardë dollarë amerikanë. Sipas tij, projekti Transatlantik Pipeline është një nga elementet e korridorit jugor të gazit. Rreth 16 linja gazi nga Azerbajxhani do të kalojnë nga Turqia, Greqia, Shqippëria dhe Italia, tha zoti Aliev. Në këtë mënyrë do të furnizohen me energji të sigurtë vendet e Europës juglindore.

“Qëllimi ynë - tha ministri azer i energjisë - nuk është vetëm të sjellim gaz në Europë por edhe të zhvillojmë gazifikimin e Shqipërisë. Këtë punë do ta kryejnë kompanitë e naftës së Azerbajxhanit, të cilat kanë përvojë të madhe në gazifikimin e vendit të tyre dhe të tjera si Gjeorgjia, Turqia. Kompania kombëtare e gazit në Azerbajxhan Socar ka përvojë të gjatë po përgatit një masterplan për gazifikimin e Shqipërisë”.

Sipas marrëveshjes së sotme, brenda një muaji ne fillojmë përgatitjet për zbatimin e këtij masterplani për gazifikimin e Shqipërisë. Kompani të tjera janë duke përgatitur projekte të tjera për stacione gazi në portet e Shqipërisë, ndërtimin e stacioneve dhe depozitave të tjera të gazit. Ky është vetëm fillimi dhe pas dy vjestëh do të jetë kryer një punë e jashtëzakonshme me gazin në bashkëpunim me kolegët shqiptarë.

Nga ana tjetër, në ndërtimin e projektit Transatlentik pipeline TAP pritet të përfshihen në segmente të ndryshme edhe kompani shqiptare në sektorë të terrenit të Shqipërisë. Ndërkohë, Azerjbajxhani do të investojë në Shqipëri edhe për ndërtimin e indsutrisë rafinuese të naftës dhe gazit. Ekspertët zbuluan se midis dy vendeve ka shumë mundësi bashkëpunimi në të gjitha fushat e energjisë.

XS
SM
MD
LG