Lidhje

Geithner do të vizitojë Pekinin dhe Tokion


Geithner do të vizitojë Pekinin dhe Tokion
Geithner do të vizitojë Pekinin dhe Tokion

Sekretari amerikan i Tregëtisë Timothy Geithner do të takohet javën e ardhshme me udhëheqësit kinezë dhe japonezë lidhur me ekonominë globale, si edhe për të diskutuar për rrugët për të rritur presionin financiar ndaj Iranit, për të frenuar ambiciet e tij bërthamore.

Departamenti i Tregëtisë tha sot se zoti Geithner do të shkojë në Pekin të martën e ardhshme për një takim me zëvendës kryeministrin kinez Wang Qishan dhe të nesërmen me kryeministrin Wen Jiabao, zëvendës presidentin Xi Jinping dhe zëvendëskryeministrin ekzekutiv Li Keqiang. Më 12 janar, Geithner do të takohet me kryeministrin japonez Yoshihiko Noda dhe zyrtarë të tjerë në Tokio.

Departamenti i Thesarit tha se bisedimet e zotit Geithner me zyrtarët kinezë do të përqendrohet tek rrugët e nxitjes së rritjes globale ekonomike, por edhe për masat drejt përmirësimit të terrenit të konkurrencës për punonjësit dhe firmat amerikane. Zyrtarët amerikanë kanë theksuar prej kohësh se monedha kineze, yuani është shumë e zhvlerësuar. Shtetet e Bashkuara thonë se kjo u jep eksportuesve kinezë një avantazh të padrejtë dhe ka thelluar deficitin tregëtar me Kinën.

XS
SM
MD
LG