Lidhje

Geithner: Kam besim në përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë

  • Zëri Amerikës

Geithner: Kam besim në përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë

Geithner: Kam besim në përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se ka "shumë" besim në përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë për të forcuar disiplinën financiare në eurozonë me anë të ndryshimeve të propozuara në traktatin e Bashkimit Evropian që do t’u paraqiten këtë javë udhëheqësve të vendeve anëtare. Ai i bëri komentet sot në Paris, ku u takua edhe me Presidentin francez Nikolas Sarkozi.

Sekretari amerikan i Thesarit, Geithner u takua me presidentin Sarkozy për të nxitur marrjen e masave vendimtare drejt zgjidhjes së krizës së borxhit ndërkohë që udhëheqësit evropianë përgatiten për një takim të rëndësishëm të nivelit të lartë këtë javë.

Po sot, gjatë një takimi me ministrin e francez të Financave François Baroin, zoti Geithner tha se kishte shumë besim në përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë për të forcuar kontrollin financiar në eurozonë.

Ai tha se ai është i "inkurajuar" nga përparimi që po bën Evropa për të dalë me një plan që mbështet euron në kushtet e një krize paralizuese borxhesh.

"Ministri dhe unë patëm një diskutim shumë konstruktiv. Ne kemi një marrëdhënie shumë të fortë dhe produktive. Kemi shumë besim në atë që Presidenti i Francës dhe ministri janë duke bërë së bashku me Gjermaninë, për të ndërtuar një Evropë më të fortë," tha zoti Geithner.

Kjo është dita e dytë e një turneu të shpejtë që zoti Geithner po bën në Evropë për të diskutuar mbi krizën.

Sekretari amerikan i Thesarit, i cili dje vizitoi Gjermaninë, tha se një zgjidhje me sukses e krizës evropiane të borxhit është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë globale.

Në një takim të nivelit të lartë premten, udhëheqësit evropianë do të diskutojnë mbi propozimet e bëra nga Franca dhe Gjermania për të vendosur disiplinë më të madhe buxhetore në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët, euron.

XS
SM
MD
LG