Lidhje

Gejts vazhdon vizitën në Afganistan


Ca sỹ Paul McCartney và cô dâu Nancy Shevell được đám đông tung bông giấy chúc mừng khi họ rời khỏi nơi làm thủ tục hôn phối tại tòa thị chính Old Marylebone ở London vào ngày 9 tháng 10 năm 2011. Cựu ca sỹ trong ban nhạc the Beattle, ông Paul McCarney đã
Ca sỹ Paul McCartney và cô dâu Nancy Shevell được đám đông tung bông giấy chúc mừng khi họ rời khỏi nơi làm thủ tục hôn phối tại tòa thị chính Old Marylebone ở London vào ngày 9 tháng 10 năm 2011. Cựu ca sỹ trong ban nhạc the Beattle, ông Paul McCarney đã

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates paralajmëroi për luftime të ashpra ndaj kryengritësve në Afganistan. Sekretari Gates tha se avancimet e kohëve të fundit nga forcat lokale e ato të koalicionit janë "delikate dhe të kthyeshme".

Zoti Gates i bëri këto komente sot gjatë një vizite në qendër të Afganistanit jugor, ku u takua me fshatarë, policë lokalë dhe trupa amerikane në provincat e Kandaharit dhe Helmandit.

Sekretari i Mbrojtjes tha se ishte inkurajuar nga përparimi i bërë në luftë, por shtoi se lufta kundër militantëve gjatë pranverës dhe verës do të jetë e vështirë.

Meqë një prani e fortë nevojitet në jug të vendit, sekretari Gates tha se nuk ka të ngjarrë që forcat afgane të marrin përsipër sigurinë atje në muajin korrik, siç është planifikuar. Zoti Gates tha se tërheqja e trupave amerikane nga pjesë të tjera të Afganistanit do të bëhet në bazë të kushteve në teren.

Ndërkohë, Presidenti afgan Hamid Karzai paralajmëroi për një vit të vështirë, ndërsa forcat ndërkombëtare fillojnë kalimin e përgjegjësive të sigurimit tek forcat afgane.

Në një fjalim me rastin e Ditës ndërkombëtre të gruas, presidenti Karzai përsëriti gjithashtu thirrjen për t’u dhënë fund viktimave mes civilëve, duke i quajtur ato të papranueshme. Zoti Karzai përsëriti kritikat ndaj firmave private të sigurimit, duke thënë se ato përbëjnë një kërcënim për qeverinë afgane.

XS
SM
MD
LG