Lidhje

Parlamenti shqyrton kandidatët për Bankën e Shqipërisë


Komisioni parlamentar i ekonomisë zhvilloi sot seanca dëgjimore me 3 kandidatë për antarë të Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Dorëheqja e një antari dhe shkarkimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani pas vjedhjes së mbi 7 milionë usd dollarëve nga vetë punonjës të bankës ndryshoi gjendjen në institucionin kryesor financiar të vendit.

Midis kandidatëve të sotëm para komisionit parlamentar të ekonomisë u paraqit edhe Gent Sejko, i dekretuar nga Presidenti Nishani si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës shqyrtoi disa ditë më parë të dhënat e kandidatit të propozuar për Guvernator nga Presidenti i Republikës dhe ia propozoi parlamentit për anëtar të vetin pas mirëkuptimit të institucioneve më të larta shtetërore dhe politike të vendit.

Ky propozim, deklaroi këshilli, pritet të zgjidhë në një kohë të shpejtë të çështjes së emërimit të Guvernatorit të ri të Bankës dhe i shërben stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit. Zoti Sejko shprehu sot para komisionit të ekonomisë pikëpamjet e tij mbi zhvillimet ekonomike dhe funksionimin e Bankës qendrore. Ai tha se këshilli duhet të veprojë më fort, sepse keqmenaxhimi solli vjedhjen e parave në Bankë, ndaj.

Menaxhimi më i mirë i bankës dhe kredive të këqija, rritja e besimit ndaj saj, politika të kujdesshme monetare dhe qëndrueshmëria financiare mbeten sfida kryesore të punës së Bankës së Shqipërisë pas skandalit të korrikut, kur ajo u vodh nga punonjës të saj. Ngjarja shkaktoi një seri protestash të qytetarëve, që kërkuan dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani, i cili më pas u arrestua për shpërdorim detyre, së bashku me shumë vartës të tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG