Lidhje

Ish presidenti Bush në libër: Mendova të sulmoja Sirinë

  • Zëri Amerikës

Ish presidenti Bush në libër: Mendova të sulmoja Sirinë

Ish presidenti Bush në libër: Mendova të sulmoja Sirinë

Ish presidenti amerikan Xhorxh W. Bush thotë në librin e tij me kujtime se ai e kishte menduar mundësinë e një sulmi ajror ushtarak amerikan ndaj një kompleksi të dyshuar bërthamor në Siri pas kërkesës së Izraelit në vitin 2007.


Në fund, ish presidenti vendosi të mos jepte urdhër për sulmin. Izraeli e shkatërroi kompleksin, për të cilin Siria e mohonte se shërbente për prodhimin e armës bërthamore.


Libri me kujtimet e zotit Bush, “Pikat Vendimtare”, do të dalë në shitje nesër. Ish presidenti filloi sot një turne për të promovuar librin.
Shtypi, i cili ka marrë paraprakisht një kopje të librit thotë se presidenti Bush përmend shijen e keqe që i la fakti se në Irak nuk u gjetën armë të shkatërrimit në masë.


Ish presidenti 64-vjeçar mbron vendimin e tij për ndërhyrjen në Irak në vitin 2003. Ai thotë se irakianët janë më mirë pa ish udhëheqësin irakian Sadam Husein, të cilin ai e quan diktator dhe vrasës.

XS
SM
MD
LG