Lidhje

George H. Bush pritet të mbështesë zotin Romney për zgjedhjet presidenciale

  • Zëri Amerikës

Ish presidenti amerikan George H.W. Bush ka në plan të mbështesë fushatën e zotit Mitt Romney për kandidaturën presidenciale të Partisë Republikane.

Një zëdhënës për zotin Romney tha se ish presidenti do të japë mbështetjen e tij gjatë një fjalimi që do të mbajë sot në Huston të Texasit. Mbështetja e zotit Bush vjen vetëm një javë pasi i biri i tij, ish guvernatori i Floridas Jeb Bush, njoftoi mbështetjen e tij për fushatën e zotit Romney.

Mitt Romney siguroi një tjetër mbështetje të rëndësishme dje, kur senatori amerikan Marco Rubio tha gjatë një interviste televizive se ish guvernatori Massachusetts ka gjithnjë e më shumë të ngjarë të sigurojë kandidatët e mjaftueshëm për të marrë kandidaturën.

XS
SM
MD
LG