Lidhje

Zgjedhjet në Gjeorgji


Në ish-Republikën Sovjetike të Gjeorgjisë zhvillohen sot zgjedhjet për parlamentin e ri prej 150 vendesh. Anketat që merren në qendrat e votimit thonë se koalicioni i opozitës udhëheq garën, me 35 për qind të votave, e pasuar nga partia në pushtete zotit Saakashvili, me 30 për qind të votave. Por këto shifra nuk përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve

Gjeorgjia ka ndryshuar kushtetutën për t'i dhënë Kryeministrit shumicën e kompetencave të mbajtura deri tani nga presidenti. Parlamenti i ri do të emërojë një kryeministër të ri vitin e ardhshëm pas mbarimit të mandatit të dytë dhe të fundit të Presidentit Mikhail Sakashvili. Zoti Saakashvili u tha gazetarëve pas hedhjes së votës së tij sot se këto votime janë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

``Shumë gjëra po vendosen tani për vendin tone, për rajonin, për zhvillimin dhe për të ardhmen e kombit, për ëndrrën evropiane në këtë pjesë të botës. Çfarë do të ndodh me idenë e demokracisë në këtë pjesë të botës, çfarë do të ndodh me idenë e reformave në këtë pjesë të botës. Dhe unë mendoj se njerëzit janë mobilizuar, dhe do të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Ne presim pjesëmarrje të lartë, dhe presim rezultate të mira për demokracinë, për lirinë dhe për për të ardhmen e vendit tonë.''


Zgjedhjet vënë Lëvizjen për Bashkim Kombëtar të zotit Saakashvili përball Ëndrrës Gjeorgjiane - një koalicion i themeluar nga miliarderi pro-ruse Bidzina Ivanishvili.
Zoti Saakashvili thotë se Ivanishvili si kryeministër do të zhvendoste Gjeorgjinë larg nga Perëndimi dhe e vinte atë nën ndikimin e Moskës - një akuzë që zoti Ivanishvili e mohon.

Më shumë se 51 mijë vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendas do të mbikqyrin votimin e sotëm.

"Unë mendoj se situata është mirë në këtë moment. Gjithë udhëheqësit politikë kanë pohuar se jo vetëm do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve në përputhje me standardet minimale për zgjedhje të mira, por edhe për të marrë pjesë në parlamentin e ardhshëm në mënyrë aktive", thotë Luca Volonte, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Mbështetësit e Ivanishvilit e akuzojnë presidentin si diktator. Ata e fajësojnë atë për luftën e shkurtër, por shkatërrimtare të 2008 me Rusinë mbi rajonin separatist të Osetisë së Jugut.
XS
SM
MD
LG