Lidhje

Gjeorgji: Ivanishvili bën thirrje për ndalimin e protestave


Kryetari i koalicionit fitues të zgjedhjeve u tha sot gazetarëve se të gjitha mosmarrveshjet mbi zgjedhjet duhet të zgjidhen nga gjykatat

Kryetari i koalicionit fitues të zgjedhjeve në Gjeorgji, Bidzina Ivanishvili, po i bën thirrje mbështetësve të tij të ndalojnë protestat në rrugë kundër qeverisë në largim.

Zoti Ivanishvili u tha sot gazetarëve se të gjitha mosmarrveshjet lidhur me zgjedhjet duhet të zgjidhen nga gjykatat. Ai tha se koalicioni i tij, Ëndrra Gjerorgjiane, tani është në pushtet dhe se së shpejti do të marrë kontrollin e parlamentit.

Koalicioni i zotit Ivanishvili mundi në zgjedhjet parlamentare të Gjeorgjisë, të hënën, Lëvizjen Kombëtare të Bashkuar, të Presidentit Mikheil Saakashvili.

Po sot, Bidzina Ivanishvili tha se Uashingtoni do të jetë udhëtimi i tij i parë i huaj, nëse ai merr postin e kryeministrit të vendit.

Kjo deklaratë dukej të synonte përgënjeshtrimin e pretendimeve sipas të cilave zoti Ivanishvili, një biznesmen miliarder, është një politikan pro-rus.

Ai ka thënë se ai do të kërkojë bashkëpunim të ngushtë me Rusinë dhe fuqitë perëndimore.

XS
SM
MD
LG