Lidhje

Saakashvili emëron kryeministër Ivanishvilin


Koalicioni "Ëndrra Gjeorgjiane" i zotit Ivanishvili fitoi një shumicë absolute parlamentare në zgjedhjet e 1 tetorit.

Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili ka emëruar rivalin e tij Bidzina Ivanishvili si kryeministër, një post që biznesmeni milioner pritej ta merrte pasi koalicioni i tij fitoi në zgjedhjet parlamentare këtë muaj.

Një zëdhënës i presidentit gjeorgjian njoftoi për emërimin e zotit Ivanishvili sot duke thënë se ai kishte afat 10 ditë për të paraqitur kabinetin para parlamentit të ri për votëbesim. Koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane i zotit Ivanishvili fitoi një shumicë absolute parlamentare në zgjedhjet e 1 tetorit, duke i dhënë fund regjimit 9 vjeçar të partisë Lëvizja Kombëtare e Bashkuar të Presidentit Saakashvili.

Të dy udhëheqësit kanë rënë dakord për një transferim paqësor të pushtetit, i pari që kur Gjeorgjia u shkëput nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Presidenti gjeorgjian do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë deri vitin e ardhshëm, kur mandati i tij përfundon dhe shumë kompetenca presidenciale do t’i kalojnë kryeministrit si pjesë e ndryshimeve në kushtetutë.
XS
SM
MD
LG