Lidhje

Gepardët po largohen nga rreziku i zhdukjes

  • Xhuli Taboh

Gepardët po largohen nga rreziku i zhdukjes

Gepardët po largohen nga rreziku i zhdukjes

Dikur Afrika dhe Azia kishin mbi 100 mijë gepardë. Por gjatë shekullit të fundit, kjo popullatë e madhe ka rënë në vetëm 10 përqind. Megjithatë, kjo statistikë e zymtë ka filluar të përmirësohet falë një gruaje që e ka bërë misionin e saj të jetës që të shpëtojnë gepardët nga zhdukja.

Që prej kohërave antike, njeriu i ka parë me madhështi gepardët për bukurinë dhe hirin e tyre, dhe aftësitë unike për të vrapuar me shpejtësi deri 110 kilomtra në orë.

Por sot, këto specie që dikur jetonin në Afrikë, Indi dhe Azi, kanë përfunduar 10 mijë, kryesisht në 24 shtete afrikane. Por për fat të gepardëve, Laurie Marker është në krahun e tyre.

“Fillova të merresha me gepardët kur jetoja në Oregon, drejtoja një park me kafshë të egra, kjo ishte në fillim të viteve 70 dhe askush nuk dinte gjë për gepardët. Mua më mahnitën këto kafshë dhe shumë njerëz më thanë se ato nuk jetojnë mirë të izoluara, jetonë pak dhe se popullata e tyre po zhdukej. Kjo gjë më tërhoqi pa masë dhe doja të dija gjithçka për këto kafshë”.

Zonja Market shkoi në Namibi për të mësuar më shumë rreth këtyre specieve. Afrika Jugore është strehë e popullatës më të madhe të gepardëve në botë.

“Është shumë e rëndësishme të kuptosh se si jetojnë gepardët. Kështu që studimi i biologjisë së tyre, sjella, ekologjia që ka të bëjë me mjedisin ku jetojnë kafshët dhe e gjithë kjo ndërthuret me njerëzit”.

Në vitin 1990, zonja Marker themeloi Fondin e Konservimit të Gepardëve, e njohur shkurtimisht si CFF, një organizatë jopërfituese me qendër në Namibi, e cila merret me kërkime dhe ofron programe edukimi.

Qendra zhvillon strategji për të luftuar disa prej kërcënimeve më të mëdha ndaj gepardëve, përfshi njeriun.

Meqenëse gepardët shpesh ushqehen me bagëti, këto kafshë shpesh vriten nga fermerët. Kështu që zonja Marker filloi të punonte me komunitetet fermere lokale për të gjetur mënyra mbrojtje për bagëtitë nga gepardët.

Në vitin 1994, ajo dërgoi atje qen me prejardhje turke, Anatolian Shepherd. Tani ajo rrit dhe trajnon qentë roje, të cilët e vënë veten mes bagëtisë dhe çdo lloj kafshe mishngrënëse.

“Kjo rracë është përdorur për 5 mijë vjet për të ruajtur bagëtinë. Ata veprojnë si roje duke lehur shumë dhe u tregojnë gepardëve se ata po ruajnë kopetë dhe kopeja e rrethon qenin që leh dhe kështu që gepardi nuk dëshiron të lëndohet dhe ri larg tufave që ruhen nga qentë”.

Gjatë 15 vjetëve të fundit, CCF ka kryqëzuar dhe dhuruar më shumë se 400 qen për fermerët e bagëtive në Namibi. Ata kanë njoftuar një rënie prej rreth 80 pëqind të humbjeve të bagëtive dhe janë bërë më tolerantë ndaj gepardëve përreth.

“Që nga ardhja jonë në Namibi popullata e gepardëve atje ishte rreth 1 mijë deri 1 mijë e 500. Sot kjo shifër është ndoshta 3500 ndoshta 4 mijë gepardë. Kemi qënë në gjendje të shtojmë numrin dhe ky numër është mes 10 mijë gepardëve që ka bota”.

Zonja Marker dëshiron të shtojë popullsinë e gepardëve duke zgjeruar programet e fondacionit të saj edhe në vende të tjera. Sot, Laurie Markes konsiderohet si një prej ekspertëve kryesore të botës për gepardët. Ajo udhëton në mbarë botën duke mbajtur leksione dhe marrë pjesë në grumbullime fondesh për të shtuar vetëdijen rreth kësaj kafshe tejet të rrezikuar.

“Nëse nuk jemi të sukseshëm ne do të humbasim këto specie të mahnitëshme në një periudhë të shkurtër kohore”.

XS
SM
MD
LG