Lidhje

Geri Tomas: CIA ka një seri medotash për të ndikuar mbi gjendjen në Libi


Geri Tomas: CIA ka një seri medotash për të ndikuar mbi gjendjen në Libi

Geri Tomas: CIA ka një seri medotash për të ndikuar mbi gjendjen në Libi

Sipas njoftimeve, Presidenti Barak Obama ka miratuar një operacion të fshehtë për të mbështetur kryengritësit antiqeveritarë në Libi. Shtëpia e Bardhë la të kuptohet se nuk komenton për çështjet që kanë të bëjnë me zbulimin. Korrespondenti për çështjet e zbulimit Gary Thomas thotë se nuk është e qartë se në ç’mënyrë Agjencia Qendrore e Zbulimit është e angazhuar në Libi por CIA ka një seri metodash për të ndikuar mbi gjendjen në terren.


Zëri i Amerikës: Ç’janë operacionet e fshehta dhe përse duhen autorizuar nga Presidenti?

Gary Thomas: Kjo është pjesë e një ligji të miratuar pas skandaleve me CIA-n në vitet ’70 kur u zbulua se kjo agjenci merrej me veprime që synonin përmbysjen e qeverive të huaja, madje edhe me përpjekje për eliminimin e udhëheqësve të huaj. Prandaj u miratua një ligj i cili përcakton se, që CIA të organizojë një operacion të fshehtë pra që synon ndryshimin e situatës politike, ekonomike ose ushtarake në një vend por pa treguar se prapa e tij qendron dora amerikane, presidenti duhet të japë autorizimin për një operacion të tillë, pra duhet të hapë dritën e gjelbër.


Zëri i Amerikës: Ky autorizim mund të përfshijë shumë gjëra që mund të jenë konkrete ose jo.


Gary Thomas: Po. Ai mund të jetë konkret duke autorizuar vetëm këtë apo atë aspekt. Por mund të jetë edhe shumë i gjerë në përmasa. Ne nuk e dimë sepse autorizime të tilla janë sekrete. As CIA, as Shtëpia e Bardhë nuk po komenton. Por ne dimë se një autorizim i tillë është nënshkruar pra që e lejon CIA-n të luajë një farë roli të fshehtë në Libi.

Zëri i Amerikës: A e ndryshon kjo ndërlikimin amerikan në Libi?

Gary Thomas: Këtë nuk e dimë sepse ende nuk është e qartë se sa thellë është e angazhuar CIA në Libi. Nëse ata thjesht po kontaktojnë me kryengritësit për t’u matur pulsin apo për të mbledhur informacione, kjo është një gjë. Por nëse ata po përpiqen të ndryshojnë bilancin e forcës, duke kërkuar goditje ajrore ose duke i armatosur ata – dhe Presidenti ka thënë se ende nuk ka vendosur ta bëjë këtë – kjo do të nënkuptonte se Shtetet e Bashkuara po e kalojnë cakun për të cilin kanë folur deri tani. Pra, kjo do të nënkuptonte se Shtetet e Bashkuara po i ndihmojnë aktivisht kryengritësit, pra janë angazhuar në veprime që synojnë ndryshimin e regjimit. Prandaj, në këtë rast, ideja se ky është thjesht një mision humanitar për të shnagur viktimat civile kthehet në diçka imagjinare sepse Shtetet e Bashkuara po mbajnë anën e njërës palë.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara mund të kenë angazhuar CIA-n në një operacion klandestin. Po kjo, a kërkon autorizim nga Presidenti dhe cili është ndryshimi me operacionet sekrete?

Gary Thomas: Ndoshta. Kjo ka shumë mundësi të jetë bërë. Në operacionet klandestine theksi nuk vihet te fshehtësia e agjencisë që e organizon atë. Jam i sigurt se ikja e ministrit të jashtëm libian Musa Kusa në Britani ka qenë një operacion i tillë i përbashkët i organizuar nga Mi-6-a britanike dhe CIA amerikane, sepse Kusa ka qenë dikur shef i kundërzbulimit dhe ka patur kontakte me këto agjenci. Ky mund të quhet operacion klandestin dhe në këtë rast nuk kërkon autorizimin e presidentit.

XS
SM
MD
LG