Lidhje

Gjermani, fillon gjyqi për vrasje i 5 neo-nazistëve


E pandehura kryesore është Beate Zschaepe, e akuzuar nga prokuroria për pjesëmarrje në vrasjen e 8 turqve, një greku dhe një policeje në periudhën 2000-2007

Në Gjermani, filloi gjyqi për vrasje i neo-nazistëve më të njohur në disa dekada, mes masave të ashpra të sigurisë dhe mediave të shumta. Pesë të pandehur dolën për herë të parë në publik që prej arrestimit të tyre para më shumë se një viti.

Policia ngriti barriera sigurie në pritje të protestave të mundshme nga grupe ekstreme të djathta, ndërsa qindra protestues prisnin përjashta Gjykatës së Munihut me shpresë për të hyrë në sallën e gjyqit, që parashikohet të zgjasë më shumë se një vit.

E pandehura kryesore është Beate Zschaepe, 38 vjeç, e akuzuar nga prokuroria për pjesëmarrje në vrasjen e 8 turqve, një greku dhe një policeje në periudhën 2000-2007. Nëse shpallet fajtore ajo përballet me burgim të përjetshëm.

Zschaepe akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në të paktën dy shpërthime dhe vjedhjen e 15 bankave, të kryera nga bashkëpunëtorët e saj, Uwe Mundlos dhe Uwe Boenhardt, të cilët me sa duket kryen vetëvrasje në nëntor të vitit 2011.

Katër të pandehur meshkuj akuzohen për mbështetjen në forma të ndryshme të Organizatës Sekrete Socialiste Kombëtare.

"Kur u bë e njohur Organizata Sekrete Socialiste Kombëtare, ky ishte një realitet i tmerrshëm, por sidoqoftë fantazmës më në fund i doli fytyra dhe injorancës së gjatë i erdhi fundit", tha një prej avokatëve që përfaqësojnë Semiya Simsek, vajza e një prej viktimave.

"Semiya Simsek kërkon sqarime", tha një avokat tjetër i saj. "Dënimi nuk ka përparësi. Ajo shpreson që gjyqi t’u jape përgjigje pyetjeve të shumta, që duhen lejuar në këtë gjyq".eçari Ralf Wohlleben akuzohet se ndihmoi në vrasjen e 9 personave.

Prokurorët thonë se aid he i akuzuari tjetër, 33 vjeçari Carsten Schultze furnizoi 3 të pandehurit e tjerë me armët e përdorura në vrasjet.

Që të pestë të akuzuarit njiheshin nga autoritetet gjermane para se të mësohej ekzistenca e Organizatës Sekrete Socialiste Kombëtare.
XS
SM
MD
LG