Lidhje

Tre qytetarë nga Kosova arrestohen në Gjermani


Policia gjermane ka arrestuar të martën tre persona që po udhëtonin me një makine me targa të Belgjikës, në afërsi rë kufirit me Austrinë dhe ka hapur një hetim nëse ata po planifikonin ndonjë sulm.

Të tre janë nga Kosova dhe janë arrestuar para se të ndodhnin sulmet në Bruksel që lanë pas vetes mbi 30 të vrarë, u tha agjencive të lajmeve një zëdhënës i policisë në shtetin jugor të Bavarisë, ku edhe janë bërë arrestimet pas një "njoftimi nga shërbimet e zbulimit".

Na makinën me të cilën po udhëtonin të arrestuarit nuk janë gjetur armë apo dëshmi tjera që mund të lidheshin me terrorizimin, tha zëdhënësi, duke nënvizuar se "tash për tash nuk ka shenja që ata të kishin ndonjë lidhje me zhvillimet e tmerrshme të ditës së sotme"

Ai tha se hetimet po zhvillohen "nën dyshimet për planifikim të veprimeve serioze kriminale kundër shtetit, sepse ka pasur një informacion për këtë" tha zëdhënësi i policisë.

Gjermanis ka ngritur masat e sigurisë në aeroporte, stacione trenash dhe në kufijtë me Belgjikën, Francën, Holandën e Luksemburgun, pas shpërthimeve të së martës në Bruksel.

XS
SM
MD
LG