Lidhje

Merkel: Qëndrimi i Britanisë në BE, në interes të Gjermanisë


Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është në interesin e vendit të saj që Britania të qëndrojë në Bashkimin Europian.

Zonja Merkel i tha ligjvënësve gjermanë të mërkurën se shumë nga propozimet e kryeministrit britanik David Cameron për reformat e BE-së janë “të justifikueshme dhe të nevojshme”.

Në një takim të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutohet lidhur me propozimet e Britanisë dhe kundërpropozimet e Bashkimit Europian, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për ta mbajtur Britaninë në grupin prej 28 vendesh.

Zonja Merkel foli me tone pozitive për mundësinë e një marrëveshjeje që do t’i kënaqte të dyja palët.

Udhëheqës të tjerë të BE-së shprehën dje përkushtimin e tyre për ta ndihmuar Britaninë të qëndrojë në bllok.

Partia Konservatore e zotit Cameron është zotuar të mbajë një referendum kombëtar deri në fund të vitit 2017, lidhur me vazhdimin e qëndrimit të vendit ai anëtar i Bashkimit Europian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG