Lidhje

Sulmuesi ne Duessedorf - një i sëmurë nga Kosova


Policia gjermane tha të enjten se sulmuesi që plagosi nëntë persona me sëpatë në stacionin qendror të trenit në Duesseldorf, është i sëmurë mendor.

Sulmuesi që u identifikua si një 36 vjeçar nga Kosova që jeton në qytetin Wuppertal, iku nga stacioni pas sulmit të se enjtes dhe u hodh nga një urë në afërsi duke pësuar lëndime të rënda. Ai u arrestua dhe ndodhet ne spital.

Policia tha se beson që ai ka vepruar i vetëm dhe se disa nga të plagosurit rëndë gjatë sulmit të tij, janë në gjendje të qëndrueshme.

Policia nuk e kishte cilësuar ngjarje si një sulm terrorist.

XS
SM
MD
LG