Lidhje

Zgjedhje të rëndësishme në Gjermani


Votuesit në tre shtete gjermane po votojnë për ligjvënës sot në zgjedhje ku qëndrimet e kandidatëve për politikat ndaj refugjatëve, mund të ndikojnë tek rezultatet.

Sondazhet e para lënë të kuptohet se ky votim mund të shërbejë si referendum ndaj qëndrimit liberal të Partisë Bashkimi Kristiano-Demokrat të kancelares Angela Merkel, ndaj krizës së imigrantëve.

Partia anti-imigracion, e së djathtës së skajshme Alternativa për Gjermaninë pritej të fitonte terren në zgjedhjet më të rëndësishme që kur vendi hapi dyert për mbi 1 milionë imigrantë vitin e kaluar.

Social Demokratët e së majtës së qendrës, që janë aleatë të zonjës Merkel po e ndjekin me vëmendje rezultatin.

XS
SM
MD
LG