Lidhje

Gjermania, fituesja e Kampionatit Botëror të Futbollit


Në Brazil u mbyll mes fishekzjarreve shumëngjyrëshe Kampionati Botëror i Futbollit, me fitoren e Gjermanisë, një titull që e siguroi në ndeshjen finale me Argjentinën, në stadiumin "Marakana" të Rio de Zhaneiros. Rezultati i ndeshjes ishte 1 me 0.

Pas një loje të tensionuar, ku u ndeshën dy nga skuadrat më të mira të kampionatit, goli më në fund u shënua në pjesën e dytë të lojës shtesë, në minutën e 113-të, nga Mario Götze. Ai konsiderohet si një lojtar me shpejtësi të lartë dhe aftësi të shkëlqyera teknike.

Historikisht, Gjermania ka shënuar fitore të shumta në futboll, në Kampionatin Botëror, apo atë Evropian. Këtë herë ekipi kombëtar gjerman shënon fitoren e katërt të Kupës së Botës, por kjo është hera e parë e fitores që nga bashkimi i vendit.

Gjermania Perëndimore ka qenë kampion në botërorët e viteve 1954, 1974 dhe 1990, ndërsa pas bashkimit të vendit, ajo humbi ndeshjen finale me Brazilin në vitin 2002.

Fitorja e kësaj here e botërorit nga ekipi gjerman i udhëhequr nga Lahm and Bastian Schweinsteigeru u shënua pas një pritjeje rreth 20 vjeçare.

E pranishme në ndeshje ishte edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Argjentina është dy herë fituese e kampionatit botëror të fubollit, në vitin 1978 dhe në 1986. Skuadra udhëhiqej këtë herë nga sportisti i talentuar Lionel Messi, që cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, pjsëmarrës në katër kampionate futbolli. Në fund të ndeshjes ai u shpall lojtari më i mirë kampionatit të Brazilit.

XS
SM
MD
LG