Lidhje

Plagjatura largon nga posti një ministre gjermane


Për herë të dytë brenda dy vitesh, akuzat për plagjaturë kanë rezultuar në dorëheqjen e një pjesëtari të rëndësishëm të qeverisë së kancelares gjermane Angela Merkkel.

Kancelarja Merkel njoftoi sot se ajo ka pranuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit Anette Schvan, një aleate e ngushtë dhe e besuar e saj.

Njoftimi vjen katër ditë mbasi një panel i Universitett Heinrich Heine votoi heqjen e doktoraturës për zonjën Schvan, duke thënë se ka pjesë të kopjuara në punën e diplomës së mbrojtur prej saj në vitin 1980.

Zonja Schvan i ka hedhur poshtë akuzat dhe është zotuar se do të kundërshtojë vendimin. Gjithsesi, ajo tha se u largua nga posti për të mos shkaktuar “probleme” në ministrinë e arsimit.

Dy vjet më parë, Ministri i Mbrojtjes i zonjës Merkel, Karl-Theodor zu Guttenberg, dha dorëheqjen mbas akuzave për plagjaturë.

Kancelarja Merkel tha se e pranoi dorëheqejn e zonjës Schvan me “zemër të thyer”. Ajo tha se një ministre rajonale, zonja Johanna Wanka, është emëruar si pasardhsja e zonjës Schvan.

XS
SM
MD
LG