Lidhje

Gjermania, 1,1 milionë emigrantë në 2015


Gjermania thotë se gjatë vitit të kaluar regjistroi rreth 1,1 milionë njerëz si emigrantë brenda kufijve të saj.

Sipas autoriteteve, 428 mijë e 500 prej tyre ishin pjesë e njerëzve të larguar nga Siria për shkak të luftës. Numri i sirianëve që hynë në Gjermani ishte shumë më i madh se sa grupet e tjera të emigrantëve.

Dy grupe të tjera të mëdha ishin afganët, me 154 mijë njerëz të regjistruar dhe irakianët, me 121 e 500.

Gjermania tha se numri i të ardhurve gjatë vitit të kaluar ishte rreth pesë herë më i madh se sa në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG