Lidhje

Takim Merkel - Akihito - Abe në Japoni


Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua me perandorin japonez Akihito dhe kryeministrin Shinzo Abe sot në vizitën e saj të parë në Japoni në shtatë vjet.

Zonja Merkel tha se Gjermania ishte me fat të pranohej në komunitetin e vendeve pas përvojës së tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore. Ajo tha se pranimi u bë i mundur pasi venddi i saj u përball me të kaluarën dhe pasi fuqitë aleate që kontrollonin Gjermaninë ofruan një mundësi të tillë pas vitit 1945.

Kryeministri Abe po ashtu do të mbajë një fjalim më vonë gjatë këtij viti, me rastin e 70 vjetorit të mundjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Vendet e pushtuara nga Japonia këmbëngulin se ky vend nuk ka kërkuar ndjesë të plotë dhe nuk i ka kompensuar dëmet e shkaktuara nga lufta.

XS
SM
MD
LG