Lidhje

Gjermani: Migruesve që nuk integrohen - u shkurtohen përfitimet


Ministrja gjermane e punës ka kërcënuar se do të shkurtojë përfitimet për migruesit që nuk duan të integrohen në shoqërinë gjermane.

Gjermania regjistroi afro 1.1 milionë strehimkërkues gjatë vitit të fundit.
Integrimi i atyre që u është lejuar qëndrimi, në shoqëri dhe në tregun e punës, do të jetë sfidë e madhe në vitet në vazhdim.

Ministrja e Punës, Andrea Nahles, shkroi në edicionin e së hënës të së përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, se "të gjithë njerëzit që jëtojnë në Gjermani, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, duhet të përpiqen, të kërkojnë punë dhe të mbështesin veten e familjet e tyre sa më mirë që është e mundur".

Nahles theksoi se "do të shkurtojmë përfitimet për ata që dëshmojnë se nuk duan të integrohen".

Ajo tha se gjendja do të matet me gatishmërinë për të respektuar rregullat e shoqërisë gjermane dhe ndjekjen e kurseve për mësimin e gjuhës gjermane.

XS
SM
MD
LG