Lidhje

Gjermani: Masa të reja kundër terrorizmit


Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere pritet të shpallë të enjten disa masa të reja që synojnë frenimin e terrorizmit, pas dy sulmeve të grupit Shteti Islamik muajin e kaluar.

Sipas njoftimeve, politikat e reja do të lejojnë deportimin e emigrantëve që mendohet se përbëjnë "kërcënim për sigurinë publike", do të shpejtojnë procesin e dëbimit të emigrantëve të dënuar për krime dhe do të lejojnë mjekët të prishin marrëveshjen e konfidencialitetit me pacientët në qoftë se ata mendojnë se pacienti mund të përbëjë rrezik për sulm terrorist.

Masat shtesë përfshijnë ndalimin e burkave, heqjen e mundësisë për të mbajtur shtetësi të dyfishtë dhe rritjen e pranisë së policisë në trena, si dhe në stacionet hekurudhore apo aeroporte.

Ndërkohë, prokurorët gjermanë thanë se kryen dje bastisje që kishin në shënjestër tre persona të dyshuar si mbështetës të Shtetit Islamik, por nuk bënë arrestime.

XS
SM
MD
LG