Lidhje

Gjermania diskuton skandalin e spiunazhit


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se do të diskutojë mbi dëbimin e një zyrtari të zbulimit nga Berlini me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry kur dy diplomatët të takohen në Vienë në dy ditët e ardhshme.

Zoti Steinmeier foli me gazetarët sot në Berlin, një ditë pasi Gjermania dëboi zyrtarin e zbulimit nën akuzat se Uashingtoni kishte paguar operativë gjermanë që t’i shisnin dokumenta sekrete.

Ministri i jashtëm gjerman tha se do t’i thotë zotit Kerry se Gjermania do që të rigjallërojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, mbi bazën e besimit reciprok. Ai shtoi se vendimi i Gjermanisë për të dëbuar zyrtarin, ishte i drejtë.

Në Vienë, Sekretari Kerry dhe ministri Steinmeier pritet të takohen me homologët e tyre nga vendet e tjera anëtare të grupit të vendeve të ashtuquajtur P5+1, për të diskutuar mbi programin bërthamor të Iranit me Ministrin e Jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif.

XS
SM
MD
LG