Lidhje

Situata parazgjedhore sipas vëzhguesve vendorë


Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë shprehu sot shqetësim për vonesat dhe situatën parazgjedhore në Shqipëri, ndërsa zgjedhjet për qeverisjen vendore mbahen në 21 qershor. Në një raport vlerësimi, koalicioni theksoi se kuadri i ligjor i zgjedhjeve është i paplotë dhe këto plotësime pritet të realizohen me mirëkuptim mes shumicës dhe opozitës sipas rezolutës që u miratua nga parlamenti në fund të dhjetorit.

Shqipëri: Raport për kuadrin ligjor të zgjedhjeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:55 0:00

Sfida kryesore dhe standart me rëndësi, sipas koalicionit, mbetet përdorimi ligjor dhe praktik i ndarjes së re administrative territoriale gjatë zgjedhjeve vendore. Raporti theksoi me shqetësim se KQZ është i plotësuar me antarë deri 5 muaj para zgjedhjeve dhe kjo e pengon funksionimin normal dhe miratimin e akteve me votim të cilësuar. Sipas vëzhguesve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prirjen të mos përmbushë sa duhet detyrimet ligjore nga mënyra si po funksionon deri tani.

Një tjetër kërkesë që duhet plotësuar është përfaqësimi i grave në pushtetin vendor, të cilat duhet të zënë 30 për qind të 61 këshillave të rinj bashkiakë. Po ashtu njoftimi i votuesve me listat dhe qendrat e votimit mund të mos kryhet sipas Kodit Zgjedhor. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë shprehu shqetësim edhe për të drejtën e votave të emigrantëve, që të votojnë në shtetet ku jetojnë, si dhe për ata votues që sillen me autobuza në vendlindje vetëm ditën e zgjedhje.

Votat e pakicave janë një tjetër problem në zgjedhjet e ardshme vendore. Sipas koalicionit, zmadhimi i territorit dhe i popullatës në bashkitë e tjera ul ndjeshëm mundësinë e përfaqësimit të pakicave në këshillat bashkiake, ndaj kjo do t'i shtyjë ata që të bëjnë koalicione me partitë e mëdha.

Megjithatë, gjithçka varet nga klima politike. Dy forcat kryesore politike miratuan në 24 dhjetor një rezolutë në parlament, sipas të cilës, angazhohen që të kryejnë me mirëkuptim reformat themelore, ndërsa shumica u angazhua që të bëjë çdo përpjekje për të gjetur mirëkuptimin e opozitës mbi ligjet e reja. Kthimi i opozitës në parlament dhe nisja e bashkëpunimit me reformën zgjedhore shihet nga të gjithë vëzhguesit si burimi kryesor i mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të qershorit.

XS
SM
MD
LG