Lidhje

Kapet në Greqi një i arratisur nga burgu në Shqipëri


Policia greke arrestoi të burgosurin e pestë të arratisur katër ditë më parë nga burgu i Drenovës, një burg i sigurisë së lartë në Shqipëri. Sipas burimeve policore greke Gëzim Toma i dënuar për vrasje me dashje në Shqipëri u kap gjatë një operacioni policor në zonën e Kosturit rreth 30 kilometër larg kufirit shqiptar. Policia greke dyshon se edhe dy të arratisurit e tjerë ndodhen në këtë zonë.
XS
SM
MD
LG