Lidhje

Gilani: Pakistani mund të vazhdojë t’i bllokojë autokolonat e NATO-s


Gilani: Pakistani mund të vazhdojë t’i bllokojë autokolonat e NATO-s
Gilani: Pakistani mund të vazhdojë t’i bllokojë autokolonat e NATO-s

Kryeministri pakistanez Jusuf Risa Gilani tha në një intervistë për BBC-në se vendi i tij mundet të vazhdojë t’i bllokojë autokolonat e NATO-s në Afganistan për disa javë të tjera.

Rrugët nga ku kalonin furnizimet u mbyllën pas sulmit ajror të NATO-s në Pakistan më 26 nëntor, në të cilin u vranë 24 trupa pakistaneze. Zoti Gilani tha se mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit ekziston një “hendek besimi”.

Ai tha se të dy vendet duhet t’i përmirësojnë marrëdhëniet dhe të kenë më tepër besim tek njëri-tjetri. Kryeministri pakistanez po ashtu mohoi thënien se qeveria është përfshirë në bisedime paqeje me talebanët.

Megjithatë, ai tha se kushdo që dënon dhunën, “është i pranueshëm për ne”. Mbrëmë, persona të armatosur sulmuan kamionë cisternë në Pakistanin jugperëndimor, duke vrarë një person dhe duke i vënë zjarrin 7 prej kamionëve. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG