Lidhje

Gingrich do t’i japë fund zyrtarisht fushatës

  • Zëri Amerikës

Një zëdhënës i kandidatit republikan për president Newt Gingritch thotë se ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve do t’i japë fund zyrtarisht fushatës për emërimin e partisë republikane javën e ardhshme.

Zëdhënësi tha se zoti Gingritch do të mbështesë Mit Romnin, i cili mendohet se do të jetë kandidati i partisë republikane, i cili do të ndeshet me presidentin Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Gingritch pranoi gjatë një takimi në Karolinën e Veriut se Mit Romni ka shumë mundësi të jetë kandidati i Partisë Republikane.

Newt Gingritch doli si një kandidaturë e fortë e partisë së tij pasi fitoi në zgjedhjet paraprake të Karolinës së Jugut në janar, por fushata e tij u dobësua pasi ai humbi në zgjedhjet paraprake të Floridës.

XS
SM
MD
LG