Lidhje

Studim i ri mbi ngujimin dhe gjakmarrjen


Familjet e ngujuara me gjakmarrje po shpërngulen nga zonat e thella të veriut dhe jugut drejt qyteteve të mëdha si Tirana dhe Durrësi.

Gjakmarrja është një dukuri e rëndë kriminale, e cila vazhdon të mundojë shoqërinë shqiptare, megjithëse disa nga shifrat e larta të viteve të mëparshme janë në rënie. Studimi më i fundit i komitetit të pajtimit mbarëkombëtar nxorri se aktualisht janë 1 mijë e 208 familje të ngujuara në të gjithë vendin nga 1 mijë e 670 që ishin deri një vit më parë. Midis këtyre familjeve janë 590 fëmijë të ngujuar dhe rreth 500 gra e vajza. Një vit më parë ishin 910 fëmijë dhe 900 nëna të ngujuara për shkak të gjakmarrjes.

Gjakmarrja në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:47 0:00

Veprimtarët e pajtimeve do të mblidhen pas disa ditësh në një kongres të tyren për të shkëmbyer përvojën e pajtimeve dhe për t'i propozuar parlamentit ndryshime ligjore, por sipas tyre, shqetësimi kryesor është nxjerrja nga ngujimi i grave dhe fëmijëve, të cilët kurrë nuk janë prekur me dorë gjatë konflikteve.

Një tjetër dukuri shqetësuese është se familjet e ngujuara me gjakmarrje ndryshojnë disa herë vendbanim dhe po shpërngulen nga zonat e thella të veriut dhe jugut drejt qyteteve të mëdha si Tirana dhe Durrësi, me shpresën se mund të mbrohen më mirë.

Një numër i madh veprimtarësh të shoqërisë civile nga komiteti i pajtimit, instituti i integrimit të jetimëve, federata e paqes dhe unioni i të burgosurve politikë kanë zhvilluar ekspedita studimore dhe ndërmjetësimi në 2300 fshatra, 300 komuna, 60 bashki, të shoqëruar nga drejtues shkollash dhe pushtetit vemdor, duke pajtuar familje me konflikte dhe duke parandaluar shumë vrasje për gjakmarrje. Gjatë punës së tyre në terren duke ndërmjetësuar zgjidhjen e konflikteve ata kanë kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e përfaqësuesve të udhëheqësve fetarë dhe rendit publik, për të shmangur vrasjet dhe për të pakësuar ngujimet e familjeve në rrezik.

XS
SM
MD
LG