Lidhje

Gjen. Mattis: Pakistani të japë hartën e trupave në kufi


Gjen. Mattis: Pakistani të japë hartën e trupave në kufi
Gjen. Mattis: Pakistani të japë hartën e trupave në kufi

Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane po i kërkon Pakistanit të lejojë përdorimin nga ana e Shteteve të Bashkuara të hartës së vendndodhjes së trupave pakistaneze përgjatë kufirit me Afganistanin, për të ndihmuar në shmangjen e incidenteve si sulmi i muajit të kaluar i forcave të NATO-s, prej të cilit u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Shefi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali James Mattis, tha dje se mësimi kryesor nga incidenti është se të dyja palët duhet të përmirësojnë bashkërendimin e tyre në kufi. Ai tha se kjo gjë kërkon atë që ai e quajti “një nivel besimi themelor në të dyja anët e kufirit”.

Gjenerali Mattis i kërkoi Pakistanit të paraqesë të gjitha informacionet lidhur me vendndodhjen e godinave dhe bazave ushtarake në kufi. Ai kërkoi gjithashtu që Pakistani të jepte këto informacione në mënyrë të vazhdueshme dhe duke përfshirë ndryshimet në kohë.

Sulmi i 26 nëntorit acaroi edhe më tej marrëdhëniet, që ishin të dëmtuara qysh më parë, midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

XS
SM
MD
LG