Lidhje

Gjendet anija e mbytur me shufra argjendi


Gjendet anija e mbytur me shufra argjendi

Gjendet anija e mbytur me shufra argjendi

Kur anija britanike Mantola u mbyt gjatë Luftës së Parë Botërore, duket se kishte në ngarkesën së saj edhe shufra argjendi që u fundosën bashkë me të.

Tani një kompani eksplorimesh detare thotë se e ka gjetur anijen e mbytur, dhe ka në plan ta nxjerrë në breg me gjithë thesarin e humbur.

Kompania Odisea për eksplorime në det thotë në një deklaratë se llogarit që Mantola të kishte në bord 600.000 onz argjendi, kur u godit nga një nëndetëse gjermane më 8 shkurt, 1917.

Vlerësimi është bazuar në një kërkesë të sigurimit të paguar nga qeveria britanike. Sot, vlera e këtij argjendi do të ishte $ 19 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG