Lidhje

Gjendet në Gazë trupi i aktivistit italian të rrëmbyer


Gjendet në Gazë trupi i aktivistit italian të rrëmbyer
Gjendet në Gazë trupi i aktivistit italian të rrëmbyer

Zyrtarët e Hamasit për sigurinë thonë se ata kanë gjetur trupin e një aktivisti italian në një shtëpi bosh në qytetin e Gazës pas rrëmbimit të tij nga militantët radikalë palestinezë. Policia e Hamasit e gjeti trupin sot në një apartament që është pronë e një anëtari të grupit xhihadist Salafi që ka lidhje me al-Kaidën. Ministria e jashtme italiane ka konfirmuar identitetin e personit si Vittorio Arrigoni, shtetas italian i cili ka punuar për një grup pro-palestinez të quajtur Lëvizja Ndërkombëtare e Solidaritetit. Hamasi e ka dënuar këtë vepër. Një zëdhënës i Hamasit i thënë agjencisë së lajmeve Reuters se përgjegjësit e kësaj vepre po përpiqen “të përhapin kaos dhe anarki në Rripin e Gazës.”

Miq, kolegë dhe zyrtarë të lartë palestinezë nderuan sot aktivistin italian i cili u rrëmbye dhe pastaj u vra nga ekstremistët në Rripin e Gazës.

Sipas autoriteve në territorin e kontrolluar nga Hamasi, Vittorio Arrigoni u gjet sot herët i varur. Hamasi ka thënë se një doktor italian nga Izraeli do të shkoj në Rripin e Gazës për të egzaminuar trupin.

Disa orë pas rrëmbimit, një grup militant që e quan veten Monotheismi dhe Lufta e Shenjtë transmetoi pamje filmike që tregonin një person me sy të mbyllur dhe një plagë në fytyrë që besohet se ishte Vittorio Arrigoni.

Aktivisti 36 vjeçar Vittorio Arrigoni ka punuar me organizatën Lëvizja Ndërkombëtare e Solidaritetit e cila në një deklaratë ka thënë se zoti Arrigoni “ka mbikqyrur shkeljen e të drejtave të njeriut nga Izraeli, duke mbështetur rezistencën popullore të palestinezëve kundër pushtimit izraelit dhe i ka përcjellë informacione mbi situatën në Rripin e Gazës vendit të tij Italisë.”

Një zëdhënës i Hamasit dënoi vrasjen, duke e silësuar si një veprim të “turpshëm” me qëllim “denigrimin e popullit palestinez dhe Rripit të Gazës.”

“Incidenti që ka ndodhur sot është i turpshëm, dhe ata që kanë kryer krimin duan të ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin në Gaza dhe të denigronin popullin palestinez dhe Rripin e Gazës. Kjo është bërë kundër organizatës Lëvizja Ndërkombëtare e Solidaritetit. Qëllimet e autorëve të kësaj vepre janë të njejta me ato të pushtuesve Zionistë dhe nuk pasqyrojnë kulturën palestineze.”

Qeveria palestineze e mbështetur nga perëndimi dënoi vrasjen dhe i bëri thirrje Hamasit t’i jap fund mospajtimeve me Autoritetin Palestinez.

“E dënojmë fuqishëm këtë krim dhe këtë vepër të shëmtuar. Kjo është kundër kulturës, vlerave dhe luftës së palestinezëve. I shprehim ngushëllime familjesë së Vittorio Arrigoni-t dhe popullit italian”.

Gazetarët nuk u lejuan të shohin trupin e tij në një morg dhe nuk mund të konfirmonin shpjegimet e Hamasit mbi vdekjen e shtetasit italian.

XS
SM
MD
LG