Lidhje

Gjendja e afrikano amerikanëve në Amerikë

  • Chris Simkins

Gjendja e afrikano amerikanëve në Amerikë

Gjendja e afrikano amerikanëve në Amerikë

NEW VO: 0 OTS/R VO 4171 00:00:00 12:19:04 00:00:00 VO/NATS - DP 1 1 0 1

Ndërsa ekonomia amerikane përpiqet të dalë nga kriza e gjatë, disa analistë thonë se mëkëmbja nuk po ndjehet njësoj në komunitetin e afrikano-amerikanëve. Kjo është arësyeja që një organizatë e të drejtave civile thotë se po i shpall luftë papunësisë së afrikano amerikanëve me një plan për të nxitur krijimin e vendeve të punës.

"Çdo luftë ka nevojë për një plan beteje dhe plani ynë është me 12 pika ku përfshihen punë për të rindërtuar Amerikën dhe për të punësuar afrikano amerikanët e Amerikës." - thotë Marc Morial që është president i Ligës Kombëtare Urbane.

Në një takim në Uashington, organizata e tij publikoi raportin vjetor mbi Gjendjen e afrikano amerikanëve në Amerikë.

Raporti përmban një vlerësim të zymtë për komunitetet pakicë dhe ato urbane të mbërthyera nga pasiguria ekonomike. Studimi mat statusin relativ mes zezakëve dhe të bardhëve bazuar në pesë fusha – ekonomi, edukim, shëndetësi, të drejta sociale dhe pjesmarrje në akvitivete civile.

Valerie Rawlston Wilson që punoi për raportin thotë:.

"Ka pabarazi të madhe në këtë vend mes njerëzve me ngjyrë dhe të bardhëve. Kryesisht ajo shihet në ekonomi, siç është papunësia për shembull.”

Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara për të bardhët ka rënë. Raporti i fundit i Departamentit të Punës tregon se ai është 7 presje 9 përqind.

Por i njëjti raport thotë se niveli i papunësisë mes tyre u rrit në mars në 15 presje 5 përqind. Niveli i papunësisë mes adoleshentëve me ngyrë është 50 përqind – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare.

President i Ligës Kombëtare Urbane Marc Morial i bën thirrje presidentit Obama dhe ligjvënësve të financojnë programe të veçanta për krijimin e vendeve të punës në më shumë se 400 komunitete.

"Ne kemi nevojë për një strategji të përqëndruar në komunitetet ku niveli i papunësisë është i lartë, ku varfëria është e lartë. Sa më i lartë të jetë niveli i papunësisë, aq më e madhe duhet të jetë doza e ilaçit të nevojshëm për të kapërcyer papunësinë dhe për t’iu rikthyer rritjes ekonomike" - thotë ai

Liga Urbane thotë se një faktor tjetër i rëndësishëm në hendekun ekonomik mes njerëzve me ngjyrë dhe të bardhëve amerikanë është mungesa e afrikano amerikanëve të diplomuar në kolegje. Raporti thotë se hyrja në kolegj e studentëve afrikano-amerikan vazhdon të bjerë.

Çatman Yung, student për ekonomi në Universitetin Howard në Uashington siguroi një punë pas diplomimit. Ai thotë se pa diplomë është e vështirë për të rinjtë afrikano-amerikanë të gjejnë një punë të mirë.

"Për shkak të mungesës së vendeve të punës, ka shumë konkurencë për të gjetur një vend dhe në se nuk ke aftësitë e kërkuara për të marr një rrogë bazë, do të jetë shumë e vështirë për të qënë i suksesshëm." - thotë ai

Raporti i Ligës Kombëtare Urbane i ka bërë disa rekomandime Kongresit, përfshi financimin e një programi për punësim gjatë verës së të rinjve dhe krijimin e 100 shkollave të trajnimit për të përgatitur të rinjtë afrikano-amerikan për karrierë në fusha si teknologjia dhe shërbimi shëndetësor.

XS
SM
MD
LG