Lidhje

Gjendja e grave nё Shqipёri: dhunё, diskriminim dhe errёsirё statistikash


Sipas studiuesve tё shoqёrisё, gjendja e gruas shqiptare nё harkun e njё viti ёshtё pёrkeqёsuar nё nivelin e vendimmarrjes, tё ekonomisё, mbrojtjes sociale. Nё parlament ka aktualisht vetёm 18 pёr qind gra, njё nivel shumё i ulёt se filimi i tranzicionit dhe shumё mё poshtё se gjithё vendet e tjera tё rajonit. Gratё sipёrmarrёse drejtojnё vetёm 25 pёr qind tё bizneseve nё shkallё kombёtare. Ato pёrfitojnё 20 pёr qind mё pak nё pensione, sigurime shoqёrore dhe pёrkrahje sociale. “Nevojiten statistika tё detajuara mbi gjendjen e gave, sepse gjithё tё dhёnat janё tё pjesshme dhe ka njё mungesё tё madhe informacioni pёr çёshtjet e grave” - Mirela Arqimandriti, pёrfaqёsuese e “Aleancёs gjinore pёr zhvillim”.

Gjendja e grave në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:59 0:00

Mungesa e studimeve zyrtare i ka shtyrё shoqatat dhe rrjetet e shoqёrisё civile qё tё bёjnё vetё sondazhe pёr tё ndriçuar realitetin e dhunshёm ndaj grave shqiptare. Nga kёto sondazhe doli se 30 pёr qind e grave dhunohen nё familje. “Por ende nuk dihet se sa gra janё pa punё, apo tё divorcuara, sa janё tё pambrojtura, çfarё aftёsish, shkollimesh dhe paaftёsish dhe punёsimesh kanё, pa pёrmendur pjesёmarrjen e ulёt nё institucione” - thotё Edlira Çepani, pёrfaqёsuese e “Rrjetit pёr barazi nё vendimmarrje”.

Studiuesit dhe veprimtarё tё shoqёrisё civile mendojnё se vitin e fundit janё thelluar mendёsitё e vjetra kundёr grave dhe ndasitё gjinore. Diskriminimi i gruas ёshtё pёrkeqёsuar si nё familjen e vet, nё familjen e burrit dhe nё shoqёri. Pёrveç dhunёs nё familje, gratё shqiptare dhunohen edhe nё punё, ku marrin paga dhe mbrojtje minimale. “Sondazhet tregojnё se pabarazia gjinore nё punё dhe nё paga ёshtё rreth 17 pёr qind. Po ashtu 30 pёr qind e grave punojnё pa sigurime shoqёrore dhe shёndetёsore, 20 pёr qind punojnё nё kushte shumё tё vёshtira pune me kimikate dhe rreziqe” - thotё Aranita Brahaj, nga Instituti shqiptar i shkencave

Studiuesit pohojnë se gruaja shqiptare është më shumë e shkolluar se burrat, dhe më pak e punësuar. Ajo është e diskriminuar në arsim dhe shëndetësi, pikërisht në fushat ku edhe numerikisht është mbizotëruese. Kjo ndodh sepse politikat sociale dhe vendimmarrjen e kontrollojnë burrat pothuajse plotësisht.

XS
SM
MD
LG